Manchester Unitedi ka fituar ndaj Rostovit me rezultat minimal 1-0.
Skuadra e madhe angleze ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Evropës, pas fitores minimale në ndeshjen e kthimit, kur dihet se ndeshja e parë përfundoi me barazim 1-1.
Goli i vetëm në këtë takim nga ‘Djajtë e Kuq’ u shënua nga mesfushori spanjoll, Juan Mata, i cili përmbylli një aksion model të skuadrës në minutën e 70.
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Zlatan Ibrahimovic, i cili u vlerësua me notën 8.0, ndërsa nota më e ulët në ndeshje shkoi për Andrei Prepelita që u notua me 5.9. /Telegrafi/
Man Utd:
Rostov: