The Sun shkruan se marokeni ka impresionuar bosin dhe stafin stërvitor të Manchester United në distafën 3-1 në Old Trafford të shtunën.
Dhe me Ferguson që pritet ta largojë anësorin Nani, derisa po ashtu po humb besimin në Ashley Young, Taarabt shihet si një zëvendësim i mundshëm.
23-vjeçari nuk ishte favorit i trajnerit të ri të QPR, Harry Redknapp, kur të dy ishin te Tottenhami. Redknapp kurrë nuk i dha mundësinë për të startuar një ndeshje në Ligën Premier dhe e lejoi atë të largohet për një milionë funte para sezonit 2010/11.
Andaj nëse Redknapp do të merrte një ofertë të mirë për Taarabt, ai mund ta lejojë atë të largohet. /Telegrafi/