Skuadra e madhe angleze, Manchester United po përgatitet ta shes gjatë verës transferimin rekord të klubit, mesfushorin Paul Pogba.
Mesfushori francez u transferua gjatë verës së vitit 2016 nga Juventusi për një shifër totale rreth 125 milionë euro.
Por, Pogba ka dështuar t’i plotësoj pritshmëritë e tij dhe nga një idhull mendohet se është kthyer në një të padëshiruar te Unitedi.
Sipas mediumit të njohur britanik The Independent, drejtuesit e Djajve të Kuq janë përgatitur ta shesin Pogban gjatë verës.
Drejtuesit e klubit anglez mendohet se do t’i qëndrojnë mbrapa trajneri Jose Mourinho në çfarëdo lloj vendimi.
Mourinho do të përkrahet totalisht nga drejtuesit në afatin kalimtar të transferimeve, si në afrimin e lojtarëve ashtu edhe largimin e disa prej tyre.
Nën kryetari i klubit, Ed Woodward ka shprehur vullnet ta lerë të lirë portugezin në vendimet e tij në skuadër dhe njëri nga ta mund të jetë largimi i Pogbas.
Këto hipoteza vijnë pasi kohëve të fundit mesfushori francez shpeshherë ka qenë në bankën rezervë, teksa kur ka qenë titullar është zëvendësuar. /Telegrafi/