Telegrafi

Man United shumë afër trofeut, avancon me dy gola pas pjesës së parë ndaj Manchester Cityt

Ka përfunduar me rezultat 2-0 në të mirë të ‘Djajve të Kuq’ pjesa e parë e finales së FA Cup mes Manchester United dhe Manchester Cityt ndeshje kjo e cila po zhvillohet në stadiumin ‘Wembley’.

Në minutën e parë të takimit Erling Haaland u rrëzua brenda zonës së kundërshtarit por gjyqtari refuzoi që të jap penallti.

‘Djajtë e Kuq’ morën avantazhin në minutën e  30-të me anë të Alejandro Garnachos i cili shënoi  për rezultatin 1-0 në portën e zbrazët pas një gabimi fatal të Josko Gvardiol.

Të besuarit e Ten Hag nuk u ndalën më kaq dhe gjetën edhe golin e dytë, kësaj radhe me anë të Kobbie Mainoo, i cili shënoi në minutën e 39-të për rezultatin 2-0 pas një asistimi të bukur nga Bruno Fernandes.

City do të synojë në pjesën e dytë që të rikthehet përsëri në lojë, ndërsa Unitedi do të synojë ta ruajë këtë avantazh dhe pse jo të shënojë edhe gola të tjerë.

Në rast fitoreje të ‘Djajve të Kuq’, ky do të ishte trofeu i vetëm për ta në këtë sezon të garave dhe i cili do t’u siguronte atyre futbollin evropian për sezonin e ardhshëm.