Site icon Telegrafi

Man United së shpejti do të fillojë kontaktet e para me Benfican për kartonin e Joao Neves

Manchester United pritet që së shpejti të hap bisedimet me Benfican për transferimin e mesfushorit Joao Neves gjatë verës.

19-vjeçari u bë pjesë e ekipit të parë të Benficas në 2023 pas kalimit të Enzo Fernandez tek Chelsea për një shifër rekord prej 106 milionë eurosh, duke plotësuar boshllëkun e lënë nga fituesi i Kupës së Botës.

Neves ka habitur të gjithë me performancat e tij të mira, duke u shndërruar në njërin nga lojtarët kyç të ekipit nën urdhrat e Roger Schmidt.

Këto performanca të mira me Benfican i kanë mundësuar atij ftesën tek Portugalia, ku deri më tani numëron tri paraqitje për shtetin e tij.

United në anën tjetër e admirojnë Nevesin dhe e konsiderojnë si një “prioritet kryesor”, pas blerjes së 25 për qind të aksioneve nga Sir Jim Ratcliffe.

The Mirror raporton se United do të fillojë së shpejti kontaktet e para për një marrëveshje gjatë verës.

Lexo po ashtu “Nuk ka të bëjë me disiplinën” - Ten Hag paralajmëron lojtarët pas largimit të Sanchos

Jo shumë kohë më parë, këto dy klube u përfshinë në bisedime kur Benfica siguroi transferimin e mbrojtësit Alvaro Fernandez në formë huazimi nga Manchester United.

Fjalë të mira për Neves ka thënë edhe kapiten i Manchester United, njëherësh edhe bashkëkombasi i tij, Bruno Fernandes, i cili e ka konsideruar 19-vjeçarin si një ndër talentët më të mirë në botë./Telegrafi/

Exit mobile version