Manchester United pas ardhjes së aksionarit të ri Sir Jim Ratcliffe po planifikon një ‘revolucion’ gjatë afatit kalimtar veror, ku disa lojtarë pritet të largohen dhe të zëvendësohen me prurje të reja.
Sipas Fabrizio Romanos, Man United dhe Chelsea janë duke ndjekur një strategji të ngjashme për afatin kalimtar veror.
‘Djajtë e Kuq’ janë të etur për të nënshkruar me një qendërmbrojtës po ashtu edhe me një sulmues sapo sezoni të mbarojë, pasi drejtuesit e klubit i shohin këto dy pozita si tejet të nevojshme për tu përforcuar.
Sidoqoftë, njësoj si Chelsea, Man United gjithashtu do të synojë nënshkrimin me një mbrojtës të majtë pasi hasën në probleme në atë pozicion këtë verë.
Teksa asnjë emër i veçantë nuk është përmendur, ‘Djajtë e Kuq’ dhe ‘Blutë e Londrës’ kanë një mendje kur bie fjala tek blerja e një mbrojtësi të majtë.
Prioriteti kryesor megjithatë për Unitedin mbetet të nënshkruajnë me një qendërmbrojtës duke marrë parasysh se Lisandro Martinez dhe Harry Maguire që të dy po vuajnë nga lëndimet.
Për këtë arsye United me shumë mundësi do të shesë disa lojtarë për të gjeneruar fonde të cilat pastaj do të ndihmonin që të përmirësonin dukshëm buxhetin e tyre për transferime gjatë verës./Telegrafi/