Telegrafi

Man United përdori strategjinë e Real Madridit për të transferuar Yoron

Javën e kaluar, Real Madrid humbi nënshkrimin e Leny Yoros, i cili kishte qenë objektivi i tyre për afatin kalimtar të kësaj vere.

Yoro, i cili kishte hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Lille, iu bashkua Manchester United në një marrëveshje që mund të vlejë deri në 70 milionë euro në të ardhmen.

Preferenca e Yoros kishte qenë t’i bashkohej Real Madridit, por ai hoqi dorë nga pritja që kampionët në fuqi të Evropës të binin dakord për një marrëveshje me Lille.

Një nga arsyet që ai ishte i bindur për lëvizjen e Manchester United erdhi nga një diskutim 10-minutësh që ai pati me Rio Ferdinand, një legjendë e gjigantëve të Ligës Premier.

Kjo u zbulua nga vetë Yoro gjatë një interviste të fundit, dhe Relevo theksoi se Real Madrid përdori një veprim të ngjashëm 13 vjet më parë kur nënshkroi Raphael Varane nga RC Lens.

Lexo po ashtu Leny Yoro tallet me Real Madridin në intervistën e parë si lojtar i Man United

Me atë rast, mbrojtësi francez u bind nga Zinedine Zidane – ndërsa Man United ishte një nga klubet që përpiqeshin të nënshkruanin me Varanen përpara se ai të zgjidhte Los Blancos.

Real Madridi mund të jetë i penduar për vendimin e tyre për të mos paguar shumën për Yoron, veçanërisht pasi ata nuk kanë një objektiv të qartë alternativ. /Telegrafi/