Gjiganti anglez, Manchester United është në kontakt me rivalët e Chelseat për yllin brazilian, Willian.
Sipas tabloidit britanik Daily Mail, Djajtë e Kuq kanë qenë në kontakt me Chelsean për një marrëveshje për Willianin.
Jose Mourinho ka të ngjarë të jetë në treg për përforcime pasi ka rënë më tej pas Manchester Cityt në garën e titullit pas barazimit të fundit 2-2 me Leicester Cityn.
Raportet në Itali pretendojnë se Interi është i vendosur të bëjë një lëvizje huazimi për 28-vjeçarin, Mkhitaryan, pasi ai ka keqkuptime me Mourinhon që nga muaji i kaluar.
Dhe Unitedi thuhet se po e konsideron Willianin dhe Mesut Ozilin e Arsenalit si opsione për të zëvendësuar mesfushorin armen.
Unitedi i ka kërkuar Chelseat t’i mbajë të informuar për situatën e Willian dhe gjithashtu Ozili është ofruar si agjent i lirë për vitin e ardhshëm.
Megjithatë, afrimi i yllit brazilian nga Djajtë e Kuq do të jetë i vështirë, pasi edhe trajneri i Chelseat, Antonio Conte nuk është i kënaqur me fondin e lojtarëve.
Trajneri italian disa herë është shprehur i pakënaqur me blerjet që kanë bërë drejtuesit e skuadrës së tij, duke theksuar se do të jetë vështirë konkurrimi për tituj këtë sezon. /Telegrafi/