Manchester United ka vendosur për lojtarin i cili do të jetë objektivi i tyre kryesor për sezonin e ardhshëm.
United ka duruar një fillim të dobët të sezonit, teksa vetëm së fundmi ata u ndalën me barazim nga Crystal Palace dhe Twente.
Mes telasheve me të cilat po përballet klubi në fushë, HITC ka raportuar se Unitedi mbetet i interesuar për transferimin e mbrojtësit Jarrad Branthwaite në vitin 2025.
Reprezentuesi anglez ishte subjekt i interesimit të Unitedit edhe këtë verë, por Evertoni insistoi se 22-vjeçari nuk është në shitje.
United dyshohet se ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Branthwaite, para se të vendosnin për transferimin e Leny Yoro dhe Matthijs De Ligt.
Sidoqoftë, HITC ka bërë me dije se interesimi i Unitedit për Branthwaite mbetet konkret dhe po planifikojnë që të bëjnë sërish një lëvizje për të.
Drejtori sportiv i Unitedit, Dan Ashworth thuhet se është i përkushtuar që të transferojë Branthwaiten vitin e ardhshëm.
‘Djajtë e Kuq’ bëhet me dije se tashmë janë bërë gati për t’i larguar nga ekipi dyshen Victor Lindelof dhe Harry Maguire pasi me shumë gjasë atyre nuk do t’i ofrohet ndonjë kontratë e re./Telegrafi/