Site icon Telegrafi

Man United dhe Greenwood arrijnë një marrëveshje për të ardhmen e lojtarit

Mason Greenwood tashmë ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për Manchester United dhe nuk ka më rrugë kthimi për të tek “Djajtë e Kuq”, ka raportuar mediumi anglez The Sun.

Bordi i klubit anglez besojnë se më e mirë për të gjithë është që Greenwood të vazhdojë karrierën e tij jashtë “Old Trafford”.

Lojtari dhe agjentët e tij në anën tjetër, janë të fokusuar plotësisht për t’i gjetur një klub të ri Greenwoodit, duke marrë parasysh performancat e tij fantastike tek Getafe, aty ku po luan në formë huazimi.

Një numër i madh i klubeve spanjolle thuhet se kanë shfaqur interesim për shërbimet e Greenwood dhe një vendim final nga Manchester United do të merret në fund të këtij sezoni.

“Manchester United ka vendosur që të shesë lojtarin dhe trajneri ka pranuar se Greenwood nuk do të rikthehet. Sado i talentuar që është Greenwood, një rikthim në klub kur ata janë afër fillimit të një kapitulli të ri me pronarët e rinj, po cilësohet si një hap mbrapa”, thuhej në raport.

Lexo po ashtu Greenwood ‘ëndërron’ kalimin tek Barcelona, agjentët e tij po punojnë në këtë drejtim

Siç shton burimi në fjalë, Barcelona dhe Greenwood tashmë kanë ‘arritur’ një marrëveshje në parim që lojtari t’i bashkohet atyre dhe mbetet të shihet nëse blaugranasit do të nisin negociatat për transferim me Unitedin.

Në fakt ka qenë vet lojtari ai që ka bërë këtë kërkesë në drejtim të agjentëve të tij, pasi siç e ka theksuar Barcelona mbetet klubi i ëndrrave të tij dhe se në një të ardhme të afërt do të donte të luante për katalanasit./Telegrafi/

Exit mobile version