Manchester United dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq janë nikoqir të Bluve të Londrës në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Ligës Premier, ndeshje që zhvillohet në Old Trafford nga ora 15:05.
Skuadra e Jose Mourinhos vjen nga një formë jo e mirë me dy humbje nga tri ndeshjet e fundit dhe pasi kanë humbur pozitën e dytë nga Liverpooli, tani duan ta rifitojnë atë me një fitore ndaj Chelseat.
After just over three weeks away from OT, it sure is good to be home ❤️ pic.twitter.com/t7g4VrBFRm
— Manchester United (@ManUtd) February 25, 2018
Në anën tjetër, skuadra e Antonio Contes pas dy humbjeve turpëruese nga Bournemouthi dhe Watfordi i janë kthyer fitoreve në ndeshje ndaj West Bromit dhe duan të vazhdojnë me rezultate pozitive.
We’ve arrived at Old Trafford! #MUNCHE pic.twitter.com/wjLj9eV6xB
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 25, 2018
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme për këtë ndeshje.
Man United: De Gea; Valencia, Lindelof, Smalling, Young; McTominay, Matic, Pogba; Alexis, Lukaku Martial.
Chelsea: Courtois; Azpilicueta (c), Christensen, Rudiger; Moses, Drinkwater, Kante, Alonso; Willian, Morata, Hazard.
/Telegrafi/