Sipas Sky Sports, Manchester United i ka bërë një ofertë verbale Bayern Munichut për Mathys Tel.
Klubin gjerman po shqyrton ofertën për sulmuesin 19-vjeçar, i cili është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e Bundesligës kundër Kolnit të shtunën (1 shkurt).
Nuk ka ende një marrëveshje të plotë mes Man United dhe Tel, i cili është kontaktuar nga klube të tjera të Ligës Premier.
Francezi tashmë e ka refuzuar Tottenhamin, por Aston Villa mbetet në garë, ndërsa Arsenali dhe Chelsea pretendohet se po monitorojnë situatën.
Spurs kishin arritur marrëveshje me Bayernin për Tel në vlerën e 60 milionë eurove.
Mirëpo, lojtari refuzoi transferimin te Spurs, shkaku që synon një klub më të madh. /Telegrafi/