Site icon Telegrafi

Man United bën një lëvizje të re për lojtarin që Rangnick ua propozoi sa ishte pjesë e klubit

Manchester United raportohet se është lidhur me transferimin e një lojtari të cilin Ralf Rangnick ua kishte propozuar atyre ta nënshkruanin. 

Më herët në 2021, gjermani Rangnick ishte emëruar trajner i përkohshëm i Unitedit pas largimit të Ole Gunnar Solskjaer. 

Rangnick duroi një periudhë të vështirë në krye të ‘Djajve të Kuq’ duke fituar 11 ndeshje, 10 prej tyre përfunduan barazim ndërsa humbi tetë sosh nga 29 ndeshje gjithsej. 

Gjatë kohës së tij në klub, ishte raportuar se Rangnick ia kishte rekomanduar klubit transferimin e katër lojtarëve. 

Lexo po ashtu Jadon Sancho synon t'ua "dëshmojë njerëzve se gabuan" pas vështirësive te Manchester United

Siç ka raportuar Manchester Evening News, Rangnick i bëri emra si Christopher Nkunku, Erling Haaland, Konrad Laimer dhe Josko Gvardiol si objektiva të Unitedit. 

Tashmë sipas një raportimi të ri nga The Metro, është sugjeruar se Ruben Amorim ka kërkuar nga bordi që të nënshkruajnë me austriakun Laimer. 

“Shkathtësitë e Laimer po i bëjnë përshtypje Amorim, 27-vjeçari është rehat në mesfushë dhe në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe United po monitoron situatën e tij në Allianz Arena”, thuhej në raport. 

Sidoqoftë, Sport BILD ka pohuar se Laimer ndihet rehat tek Bayerni dhe se nuk po konsideron largimin./Telegrafi/

Exit mobile version