Manchester United ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Chelseat në ndeshjen derbi të javës së 28-të të Ligës Premier.
Skuadra e Jose Mourinhos ka arritur të fitojë me rikthim ndaj asaj të Antonio Contes në një ndeshje shumë të luftuar, fitore kjo që e rikthen në pozitën e dytë.
Golat në këtë takim u shënuan nga Romelu Lukaku (39′) dhe Jesse Lingard (75′) për Djajtë e Kuq, ndërsa për Blutë e Londrës shënoi Willian (32′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte braziliani i Chelseat, Willian, i cili u vlerësua me notë 8.5.
Në anë tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin mysafirë, Antonio Rudiger, i cili u vlerësua me 6.1. /Telegrafi/
Man United:
Chelsea: