Manchester Unitedi ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj skuadrës së Huddersfield Town në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Ligës Premier.
Skuadra e Jose Mourinhos ka arritur t’i kthehet shpejt fitoreve në Ligën Premier pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Tottenham Hotspur.
Golat në këtë takim për Djajtë e Kuq u shënuan nga Romelu Lukaku (55′) dhe Alexis Sanchez (68′).
Lojtari më i vlerësuar i takimit ishte pikërisht sulmuesi kilian, Sanchez, i cili u vlerësua me notë 9.6.
Në anën tjetër, lojtari me notën më të ulët në ndeshje ishte mesfushori i mysafirëve, Ravin van La Parra, me notë 5.9.
Për 90 minuta luajti edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Florent Hadergjonaj, i cili pati një paraqitje solide duke u notuar me 6.0. /Telegrafi/
Man United:
Huddersfield: