Telegrafi

Man City – Wolves, formacionet zyrtare

Manchester City dhe Wolverhampton kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Qytetarët janë nikoqir të Ujqërve në ndeshjen e fundit të javës së 22-të të Ligës Premier, e cila zhvillohet në Etihad nga ora 21:00.

Skuadra e Pep Guardiolas ka dy fitore radhazi në kampionat dhe dëshiron edhe të tretën për të ngushtuar epërsinë e Liverpoolit në vetëm katër pikë.

Në anën tjetër, mysafirët e Wolves kanë formë të luhatshme në ndeshjet e fundit dhe do të ishin të kënaqur edhe me një barazim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Man City: Ederson; Walker, Stones, Laporte, Danilo; D.Silva, Fernandinho; Bernardo, Sterling, Sane; Jesus. 

Wolves: Patricio; Bennet, Coady, Boly; Doherty, Dendoncker, Moutinho, Neves, Otto; Raul, Diogo. 

/Telegrafi/