Manchester City është afër mbylljes së një sezoni totalisht dominues në futbollin anglez apo më saktë në Ligën Premier.
Qytetarët fituan të mërkurën mbrëma në shtëpi ndaj Brightonit me rezultat 3-1 në një ndeshje të dominuar, si shumë të tjera në këtë sezon.
Megjithatë, edhe pse City u shpall kampion matematikisht para disa javësh, kjo fitore nuk ishte thjeshtë vetëm e prestigjit.
Skuadra e Pep Guardiolas me këtë fitore konfirmoi dominimin total, duke thyer edhe tri rekorde të mëdha, duke përfshirë edhe rekordin e pikëve brenda një sezoni.
City ka vendosur një rekord të ri të sezonit për gola të shënuar, fitore dhe pikë të mbledhura në atë që ka qenë një nga sezonet më të mëdha në historinë e futbollit anglez.
97 – Manchester City have won 97 points in 2017-18, the most by a @premierleague team in a single season. Record.
— OptaJoe (@OptaJoe) May 9, 2018
Fitorja mbi Brightonin gjithashtu shkatërroi rekordin e ligës për pikë në një sezon, pasi totali i Cityt prej 97 pikësh takoi atë të Chelseat në sezonin 2004-05 më 95 pikë.
104 – Man City now hold the outright record for most goals in a single Premier League campaign. Champions. https://t.co/le84un68Qg
— OptaJoe (@OptaJoe) May 9, 2018
Goli i Bernardo Silvas në minutën e 34-të dhe ai i Fernandinhos më vonë e qoi Cityn në 105 gola për këtë sezon, duke thyer rekordin e Chelseat me 103 gola në sezonin 2009-10.
31 – Man City have won 31 league games this season – the joint-most by an English top-flight team in a single campaign (also Spurs in 1960-61). Juggernaut.
— OptaJoe (@OptaJoe) May 9, 2018
Kampioni anglez gjithashtu vendosi rekord fitoresh në Ligën Premier, me 31 fitore brenda sezonit, duke thyer rekordin e Chelseat me 30 fitore sezonit e kaluar dhe atë të Tottenhamit të vendosur më 1960-61.
Ndryshe, City e ka edhe një ndeshje të fundit për të zhvilluar dhe ka mundësi t’i rris edhe më shumë rekordet, duke u bërë ekipi i parë që arrin në kuotën e 100 pikëve në një sezon në Ligën Premier. /Telegrafi/