Site icon Telegrafi

Man City vazhdon pa humbje, mposht thellë West Hamin

Manchester City (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te West Hami në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Ligës Premier.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola vazhdon primatin në kampionatin anglez dhe humbje edhe pas 13-të javëve.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte kruciale për fitoren e Cityt, pasi arritën të shënojnë tre gola.

David Silva (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 11-të dhe ishte David Silva, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Raheem Sterling.

Pas asistimit, Sterling arriti të gjej edhe golin pasi në minutën e 19-të shënoi për 0-2 me asistimin e Leroy Sane.

Sterling dhe Sane (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Të njëjtën gjë e bëri edhe Sane, i cili pas asistimit gjeti golin pasi kur luhej minuta e 34-të shënoi për 0-3.

Në pjesën e dytë përsëri vazhdoi dominimi i mysafirëve, por që arritën të shënojnë vetëm një gol në minutat shtesë.

Ishte gjermani Leroy Sane, i cili shënoi pas asistimit të Gabriel Jesus dhe vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 0-4.

Leroy Sane (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, City ka 35 pikë në vendin e parë, ndërsa West Hami gjendet në vendin e 13-të me 12 pikë.

Në ndeshjen e radhës, City pret Bournemouthin, ndërsa Çekanat udhëtojnë te Newcastle. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=2iKqzDKW6FU

https://www.youtube.com/watch?v=l84Ws2RaY1o

https://www.youtube.com/watch?v=Hi76FMelE_Y

 

 

 

 

 

Exit mobile version