Talenti kroat, Ante Coric, është i fundit i pëlqyer nga skuadra angleze.
Manchester City janë të gatshëm të vazhdojnë shpenzimet e tyre në afatin kalimtar veror.
Sipas Mirror, ‘Qytetarët’ janë të vendosur për të ofruar një marrëveshje në vlerën e 10 milionë funteve për të riun e Dinamo Zagrebit, Ante Coric.
Talenti kroat është një nga të rinjtë më të vlerësuar në Evropë dhe aktualisht Guardiola është i prirur për të sjellë talent të ri në ekipin e tij të ri.
Deri më tani në këtë afat, City ka transferuar futbollistë të rinj si Gabriel Jesus, Marlos Moreno, Leroy Sane e disa të tjerë. /Telegrafi/