Telegrafi

Man City synon kalimin tutje në Carabao Cup me një fitore ndaj Burnley, formacionet zyrtare

Burnley dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Carabao Cup.

City ka udhëtuar drejt Burnley për takimin e vlefshëm për 1/8-tën e Carabao Cup, i cili zhvillohet në stadiumin Turf Moor nga ora 20:00.

Ekipi i Pep Guardiolas vjen në këtë fazë pas eliminimit të Bournemouthit dhe synon kalimin tutje me një fitore ndaj Burnley.

Në anën tjetër, vendasit kanë eliminuar Sheffield Unitedin dhe Millwallin, ndërsa shpresojnë në një befasi të madhe ndaj Cityt.

Guardiola ka vendosur të bëjë shumë ndryshime për këtë takim, ndërsa trajneri i vendasve luan me më të mirët.

Burnley: Peacock-Farrell; Lowton, Long, Tarkowski, Taylor; McNeil, Brownhill, Westwood, Pieters; Barnes, Vydra;

Man City: Steffen, Walker, Fernandinho (C), Laporte, Mendy; Rodrigo, De Bruyne; Torres, Mahrez, Sterling; Palmer. 

/Telegrafi/