Site icon Telegrafi

Man City shkatërron Rotherhamin dhe kalon tutje në Kupën FA

Manchester City (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 7-0 ndaj Rotherhamit në ndeshjen e vlefshme për 1/32-tën e Kupës FA.

Ashtu siç pritej, ekipi i drejtuar nga Guardiola ka fituar me lehtësi ndaj skuadrës nga Championshipi anglez dhe ka siguruar kalimin tutje në turin e 16-tës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Qytetarëve, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën të shënojnë edhe tri gola.

Sterling hapi serinë e golave (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 12-të minutave lojë dhe ishte Raheem Sterling, i cili shënoi për 1-0 pas bashkëveprimit të mirë me Kevin de Bruyne.

Kur pritej që pjesa e parë të përfundonte në skenë doli Phil Foden (43′), i cili shënoi për 2-0 pas asistimit të Ilkay Gundogan, ndërsa Semi Ajayi (45′) shënoi autogol për epërsinë e Cityt 3-0.

Momenti i golit nga Foden (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, përsëri ishte skuadra e Guardiolas, e cila dominoi dhe shënoi katër gola tjerë.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 52-të dhe ishte Gabriel Jesus që shënoi nga afërsia për 4-0 pas asistimit të Sterling.

Jesus duke festuar golin së bashku me Sterlingun (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 73-të në listën e realizatorëve u shkruar edhe Riyad Mahrez që shënoi për 5-0, ndërsa Nicolas Otamendi (78′) me kokë shënoi për 6-0.

Gundogan bëri katër asistime në këtë ndeshje (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Në fund të ndeshjes apo më saktë në minutën e 85-të ishte Leroy Sane që shënoi për 7-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes. /Telegrafi/

https://twitter.com/slawekmorawski/status/1081920419639316481

https://twitter.com/omar_cityzen/status/1081927578649313280

 

 

 

 

Exit mobile version