Site icon Telegrafi

Man City shënon fitore ndaj Swindon, kalon tutje në FA Cup

Manchester City ka shënuar fitore si mysafir ndaj Swindon me rezultat 4-1, duke kaluar tutje në FA Cup.

Pa Pep Guardiolan në stol, i cili është i infektuar me COVID-19 së bashku me disa lojtarë, qytetarët nuk e kishin problem fitoren.

Në pjesën e parë shënuan Bernardo Silva dhe Gabiel Jesus, duke e hipotekuar fitoren që në pjesën e parë.

Në të dytën shënoi Ilkay Gundogan, ndërsa për Swindon shënoi Harry McKirdy për 3-1.

Krejt në fund shënoi Coe Palmer për ta mbyllur ndeshjen për 4-1.

Man City me fitore kalon në 1/16 e FA Cup. /Telegrafi/

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1479547955434733570

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1479551072142245897

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1479563290225389573

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1479568241815138308

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1479569307201949697

 

Exit mobile version