Telegrafi

Man City rivalizon Real Madridin për ish-lojtarin e tyre, garë e ashpër mes dy gjigantëve

Manchester City ka shfaqur interesim për Takefusa Kubon dhe mund të monitorojë nga afër lojtarin e talentuar të Real Sociedad në afatin e ardhshëm transferuese.

Citizens nuk janë të vetmit në garë, duke u përballur kështu me konkurrencë të fortë, veçanërisht nga Real Madridi, në garën për të nënshkruar me ish-talentin e tyre japonez.

Pep Guardiola, duke kërkuar të forcojë skuadrën e tij, dhe për këtë arsye synon përfshirjen e lojtarëve kryesorë për të përmirësuar aspektin sulmues të ekipit.

Lexo po ashtu Mungon vetëm konfirmimi për transferimin e parë të Real Madridit për edicionin 2024/25

Mes tyre është Takefusa Kubo, klauzola e përfundimit të së cilës vlerësohet në 60 milionë euro dhe është një nga objektivat për të përforcuar vijën sulmuese të klubit anglez.

Edhe pse ylli i Real Sociedad është në sy të Cityt, konkurrenca për nënshkrimin e tij është intensive, veçanërisht me Real Madridin, i cili kujtojmë se ka të drejtën e blerjes së kartonit për 30 milionë eurosh që korrespondojnë me 50 për qind të klauzolës së lojtarit japonez.

Do të shohim nëse ai përfundon duke luajtur në Santiago Bernabeu, në Etihad Stadium, në Reale Arena, ose nëse dikush tjetër shfaqet i interesuar për nënshkrimin e tij. /Telegrafi/