Manchester City po shkon drejt përfundimit të një transferimi shokues pasi njëri prej objektivave të tyre u pa i pranishëm në shkallët e stadiumit, për të përcjellë duelin ndaj Chelseat.
Pep Guardiola i dha debutimin dy blerjeve të janarit, Abdukodir Khusanov dhe Omar Marmoush të cilët e nisën nga minuta e parë.
Khusnaov – lojtari i parë nga Uzbekistani që luan në Ligën Premier, bëri një gabim të pafalshëm vetëm dy minuta pas debutimit të tij, që bëri që Noni Madueke të shënonte gol.
Marmoush në anën tjetër ishte i përfshirë më shumë në pjesën tjetër të fushës, aty ku City arriti që të barazojë rezultatin përmes Josko Gvardiol.
🚨🇳🇴 Norwegian talent Sverre Nypan, in Manchester and in attendance at the Etihad Stadium today.
He’s arrived in Manchester on Friday, visit to Man City, project presented with initial move to Girona discussed.
Arsenal and +1 more club still in the race, no decision yet. pic.twitter.com/1dVoL68bxS
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 25, 2025
Gjatë pjesës së parë, kamerat kapën në tribuna një prej objektivave të Cityt për afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori norvegjez Sverre Halseth Nypan ishte aty për ta parë nga afër ndeshjen, me Fabrizio Romanon që ka raportuar se ani pse nuk është marrë një vendim përfundimtar, City do t’i prezantojë lojtarit projektin e tyre.
Për lojtarin pati raportime se interesim të fortë ka shprehur edhe Arsenali që janë të gatshëm ta inkorporojnë qysh tani në ekipin e parë të Mikel Artetas./Telegrafi/