Site icon Telegrafi

Man City pritet ta nderojë Liverpoolin me ‘Korridorin e Nderit’

Foto: B/R Football/Twitter

Liverpooli do të pritet si kampion i Ligës Premier nga Manchester City gjatë ndeshjes së sotme (e enjte).

Qytetarët janë nikoqir të Reds në ndeshjen derbi të javës së 32-të në Ligën Premier, takim i cili do të zhvillohet në Etihad Stadium nga ora 21:15.

Ky derbi nuk do të ketë rivalitetin e pritur, pasi Liverpoli tashmë ka siguruar edhe matematikisht titullin kampion për këtë sezon në Angli.

Lexo po ashtu Man City – Liverpool, formacionet e mundshme të derbit të javës në Ligën Premier

Fitorja e Reds ndaj Crystal Palace dhe humbja e Cityt nga Chelsea në ndeshjen e fundit kanë siguruar titullin për ekipin nga Anfield pas plot 30 viteve pritje.

Megjithatë, ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola pritet ta nderojë ekipin e Jurgen Klopp duke i bërë atë që quhet si “Korridori i Nderit”.

“Korridori i Nderit” bëhet nga ekipet të cilat presin kampionin në javën pasuese pasi ata kanë siguruar titullin.

Ky ritual praktikohet thuajse në çdo kampionat evropian dhe botëror. /Telegrafi/

Exit mobile version