Telegrafi

Man City po pëson humbje nga Aston Villa, Liverpooli barazim me Wolves

Janë mbyllur 45 minutat e para në xhiron e fundit të Ligës Premier, ku Manchester City dhe Liverpooli po luftojnë për titullin e kampionit.

Qytetarët janë vendas dhe presin Aston Villan, por pjesa e parë nuk doli siç kanë menduar ata.

Aston Villa shkoi në pushim me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Matty Cash në minutën e 37-të pas asistimit të Lucas Digne.

Në anën tjetër Liverpooli po barazon me Wolvesin me rezultat 1-1.

Pedro Neto i mysafirëve hapi ndeshjen në minutën e tretë, duke i befasuar Liverpoolin.

Por Sadio Mane barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 24-të, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me barazim.

Mbeten edhe 45 minuta të tjera të zjarrta. /Telegrafi/