Manchester City raportohet se po bën gati një plan në rast se Erling Haaland largohet potencialisht nga Liga Premier në vitin 2025.
City pritet t’i nënshtrohet disa ndryshimeve të mëdha verën e ardhshme, me drejtorin sportiv Txiki Begiristain i cili do të largohet në fund të edicionit aktual.
Ekziston gjithashtu një rrezik se ata mund të shpallen fajtor për 115 akuzat e ngritura për parregullsi financiare.
Pep Guardiola në anën tjetër ende nuk është pajtuar për rinovimin e kontratës teksa kontratat e disa lojtarëve të rëndësishëm do të skadojnë në 2025.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka paralajmëruar për spekulimet mbi atë se çfarë mund të bëjë Barcelona dhe çfarë do të bëjnë në afatin kalimtar të vitit 2025, por Haaland mbetet një objektiv kryesor për blaugranasit.
Përkundër mundësisë për ndryshme të mëdha, largimi i Guardiolës mund të ‘trazojë ujërat’ tek City dhe Football365 tashmë ka raportuar se City e ka gjetur zëvendësuesin e Haalandit.
Viktor Gyokeres ka shënuar 54 gola në 60 ndeshje që prej se u bë pjesë e Sporting Lisbonës verën e kaluar dhe sulmuesi suedez është në radarin e klubit anglez.
Sidoqoftë, situata mund të marrë një kthesë tjetër, në rast se Haaland qëndron në Mançester atëherë Barcelona mund ta konsiderojë Gyokeres si opsion për ta përforcuar sulmin./Telegrafi/