Manchester City po konsideron mundësinë e dërgimit të një oferte prej 100 milionë eurosh për transferimin e Jamal Musialas nga Bayern Munichu, por do të kenë konkurrencë të ashpër nga Real Madridi.
Sipas Team Talk, City po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për transferimin e gjermanit i cili ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2026 dhe ende nuk ka hyrë ne negociata për ta zgjatur atë.
Madridi e sheh reprezentuesin gjerman si një zëvendësues të mundshëm për Jude Bellingham, ndërsa City beson se ai mund të shkëlqejë nën urdhrat e Pep Guardiolës.
Ai mund ta zëvendësojë potencialisht Kevin De Bruynen i cili është lidhur fortë së fundmi me një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite.
Manchester United, Liverpool dhe Chelsea gjithashtu e kanë monitoruar zhvillimin e tij ndërsa Musiala besohet se është i etur për një kalim në Angli.
Në gjashtë ndeshje të luajtura deri më tani këtë sezon, Musiala ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar tri asistime në gjashtë ndeshje në të gjitha garat.
Sezonin e kaluar, ai shënoi 12 gola dhe dhuroi tetë asistime në 38 ndeshje, para se të shënonte tri herë për Gjermaninë në Euro 2024./Telegrafi/