Mbrojtësi Kyle Walker, ka zgjatur marrëveshjen me Manchester Cityn, gjë që është njoftuar nga klubi anglez në rrjetet sociale.
Gjatë verës, dukej sikur Man City do të humbiste një tjetër nga yjet e tyre, pasi Walker ishte shumë i lidhur me një lëvizje te Bayern Munich.
Klubi nga Etihad tashmë ka humbur Ilkay Gundogan dhe Riyad Mahrez, dhe e ardhmja e Walker ishte e paqartë pasi ai foli për zhgënjimin e tij për të mos startuar në finalen e Ligës së Kampionëve.
Por ai përfundimisht përfundoi duke qëndruar në Man City, megjithëse kjo bëri pak për të shuar spekulimet për të ardhmen e tij, me marrëveshjen e tij të mëparshme që mbaroi në verën e 2024.
2️⃣0️⃣2️⃣6️⃣ pic.twitter.com/j1j5DiKf6P
— Manchester City (@ManCity) September 14, 2023
Të gjitha spekulimet rreth të ardhmes së Walker, ranë poshtë të enjten, më 14 shtator, falë një videoje interesante të shpërndarë nga Manchester City.
Në video, Kyle Walker imiton personazhin Jordan Belfort, i portretizuar nga legjendar Leonardo Di Caprio në filmin “Wolf of Wall Street”.
Walker është duke qëndruar në një podium, ndërsa pjesa tjetër e audiencës janë lojtarët e Manchester Cityt, që presin me padurim njoftimin e tij.
Fraza e njohur e filmit përdorët nga Walker që thotë” “Unë nuk largohem”.
I'm not leaving! 💪 pic.twitter.com/kVwGkOz7i9
— Manchester City (@ManCity) September 14, 2023
Pas kësaj pjesa tjetër e skuadrës, duke përfshirë Jack Grealish dhe Bernardo Silva shpërthejnë në festë, pjesë kjo e shkëputur nga festimet e Man Cityt për titullin kampion./Telegrafi/