Telegrafi

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Manchester City tashmë e ka gjetur zëvendësuesin perfekt të Kevin De Bruynes në rast se ai vendos të largohet nga klubi këtë verë.

De Bruyne është njëri prej lojtarëve më të mirë në histori të Ligës Premier, por e ardhmja e tij tek Man City po duket gjithnjë e më e pasigurt.

Mesfushori belg ka hyrë në vitin e tij të fundit të kontratës në moshën 33-vjeçare dhe City sipas gjitha gjasave nuk do t’i ofrojë atij një kontratë afatgjate.

Ka pasur shumë raportime këtë verë që e lidhnin De Bruynen me një kalim në Arabinë Saudite, pasi disa klube ishin të interesuar për të.

Gjashtë herë fituesi i Ligës Premier thuhet se është duke konsideruar jetën në Lindjen e Mesme, atje ku Al-Ittihadi është favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e tij.

Pep Guardiola natyrisht do të dëshironte që ta mbante atë në ekip, por në rast largimi atëherë ‘Qytetarët’ do të hidhen në sulm për të transferuar Jamal Musialan si zëvendësuesin e tij.

21-vjeçari ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit ndërsa formën e tij të mirë me klubin e mori edhe në Euro 2024, atje ku shënoi tre gola para se Gjermania si nikoqir të eliminohej në çerekfinale.

Sipas Caught Offside, drejtuesit e Bayernit kanë frikë se Musiala mund të joshet për t’u larguar nga gjiganti gjerman në drejtim të kampionit të Ligës Premier.

Ky lajm vjen si një goditje e rëndë për Bayernin duke marrë parasysh se bavarezët rrezikojnë po ashtu të humbasin si lojtarë të lirë dyshen Alphonso Davies dhe Joshua Kimmich, pasi bisedimet për rinovimin e kontratave të tyre kanë ngecur./Telegrafi/