Telegrafi

Man City pa problem ndaj Huddersfield, me pesë gola siguron kalimin tutje në FA Cup

Manchester City ka shënuar fitore ndaj Huddersfield me rezultat 5-0 për të kaluar tutje në FA Cup.

Pep Guardiola kishte bërë pak ndryshime për këtë ndeshje, duke i dhënë rendësi të madhe.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 33-të, kur Phil Foden shënoi pas asistimit të Julian Alvarez.

Argjentinasi shënoi pas katër minutash për 2-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në fillimin e pjesës së dytë, Oscar Bobb, shënoi për 3-0 duke mbyllur dilemat e fituesit.

Foden shënoi për 4-0 në minutën e 65-të, ndërsa Jeremie Doku shënoi në minutën e 74-të për 5-0./Telegrafi/