Site icon Telegrafi

Man City nuk është i gatshëm të thyejë strukturën e pagave për Haalandin

Manchester City thuhet se e nuk ka ndërmend të thyejë strukturën e pagave për të siguruar transferimin e Erling Haaland nga Borussia Dortmund.

Sulmuesi norvegjez është një nga emrat më të nxehtë në Evropë, pasi një klauzolë lirimi në kontratën e tij bëhet aktive në afatin kalimtar të verës.

Favoriti për të transferuar Haalandin parashihet të jetë kampioni në fuqi i Ligës Premier, por klubi anglez nuk dëshiron ta transferojë me çdo kusht.

Lexo po ashtu Real Madridi nuk dëshiron me çdo kusht transferimin e Haalandit

Sipas gazetës Sport në Spanjë, sensacioni 21-vjeçar mund të mos transferohet së shpejti në klubin nga Etihad Stadium.

Haaland dhe agjenti i tij Mino Raiola kanë kërkesa të konsiderueshme financiare, ndërsa City nuk janë të përgatitur të ‘thyejnë bankën’ për të siguruar të lojtarin.

Klube si Manchester United, Chelsea, Liverpool, Real Madrid, Barcelona dhe Paris Saint-Germain janë të lidhur të gjithë me Haaland gjithashtu. /Telegrafi/

Exit mobile version