Telegrafi

Man City njofton ardhjen e Julian Alvarez, argjentinasi flet fjalët e para si lojtar i kampionit të Anglisë

Julian Alvarez ka arritur tashmë te Manchester City përpara sezonit nisjes së sezonit të ri 2022/23.

22-vjeçari nënshkroi një kontratë pesëvjeçare e gjysmë me klubin në janar, por mbeti në River Plate në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Ndeshja e tij e fundit për River Plate erdhi të enjten në ndeshjen e dytë të ndeshjes së 1/8-tës të Copa Libertadores kundër Velez Sarsfield, një lojë që përfundoi 0-0 dhe pa Velez të kalonte tutje me rezultat përfundimtar 1-0.

Ai do t’u prezantohet tifozëve të Cityt në West Reception të dielën, së bashku me nënshkrimet e reja Erling Haaland, Kalvin Phillips dhe Stefan Ortega Moreno, por Alvarez ka folur tashmë fjalët e para si lojtar i Cityt.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe ndihem i gatshëm të luaj për Cityn”, ka thënë fillimisht Alvarez.

“Kjo është, pa dyshim, një nga skuadrat më të mëdha në futbollin botëror. Ju vetëm duhet të shihni se çfarë ka fituar ky ekip në dekadën e fundit për të kuptuar cilësinë e tyre”.

“Ndihem i sigurt se mund të lulëzoj këtu. Stili i lojës që aplikon Pep është emocionues dhe mezi pres të jem pjesë e tij”.

“City ka një histori të mahnitshme të lojtarëve argjentinas dhe unë dua të vendos vulën time në klub në të njëjtën mënyrë si Sergio Aguero, Pablo Zabaleta dhe Carlos Tevez”.

“Jam shumë mirënjohës për gjithçka që River Plate bëri për mua dhe dua të falënderoj tifozët, stafin dhe lojtarët për mbështetjen e tyre”.

“Por, tani jam 100 për qind i fokusuar te Manchester City. Dua të jap maksimumin për këtë klub, të ndihmoj bashkëlojtarët e mi dhe të kontribuoj në suksesin e Manchester Cityt”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/