Telegrafi

Man City mposht Peterborough, kalon në raundin tjetër të FA Cup

Manchester City ka fituar si mysafir i Peterborough me rezultat 2-0 në kuadër të 1/8 të FA Cup.

Pjesa e parë edhe pse kishte raste, gola nuk solli dhe u mbyll baras.

Më të dytë, qytetarët shtuan presionin në portën e vendasve dhe goli i parë erdhi në minutën e 60-të.

Phil Foden asistoi te Riyad Mahrez i cili shënoi për 1-0.

Vetëm shtatë minuta më pas erdhi edhe goli i dytë kur sërish Foden asistoi te Jack Grealish i cili shënoi për 2-0.

Deri në fund më gola nuk kishte dhe City iu gëzua kalimit tutje. /Telegrafi/