Site icon Telegrafi

Man City merr një fitore komode në udhëtim te Leicester City, vazhdon rrugën drejt titullit në Ligën Premier

Manchester City ka fituar me rezultat 2-0 ndeshjen e tyre në udhëtim te Leicester City në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.

Qytetarët kanë vazhduar serinë pozitive duke marr edhe fitoren e tretë radhazi dhe duke rritur epërsinë me ndjekësit në luftën për titull kampion.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë për një nuancë më të mirë të mysafirëve, të cilët ishin më kërkues.

Megjithatë, skuadrat shkuan në pushim me rezultat të bardhë 0-0, pasi goli në minutat shtesë i Jamie Vardyt u anulua për pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë, City ishte dukshëm më i mirë dhe më konkret duke arritur t’i shënojë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 58-të dhe ishte Benjamin Mendy, i cili shënoi për 0-1, ndërsa Gabriel Jesus (74’) shënoi për 0-2 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e parë me 73 pikë, ndërsa Leicesteri i treti me 56 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Qytetarët luajnë në shtëpi ndaj Leeds Unitedit, ndërsa Dhelprat udhëtojnë te Ëest Hami. /Telegrafi/

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1378404804041527299

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1378408047903711233

 

 

 

Exit mobile version