Telegrafi

Man City – Man Utd, formacionet zyrtare të Superkupës së Anglisë 

Manchester City dhe Manchester United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për finalen e Superkupës së Anglisë e njohur ndryshe si Community Shield.

Anglia, sikurse çdo vend tjetër në botë e zhvillon ndeshjen e Superkupës, ku luajnë mes vete fituesi i titullit të Ligës Premier dhe fituesi i FA Cup.

Këtë vit, në ndeshjen e madhe të njohur si Community Sheild do të ndeshen dy rivalët e mëdhenj lokal, Manchester City dhe Manchester United.

Në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin Wembely nga ora 16:00, trajnerët Pep Guardiola dhe Erik ten Hag kanë vendosur për 11-shet titullare.

 

Të dy trajnerët kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime nga formacionet më të mirë, shkaku edhe i vonesave të lojtarëve që ishin në Euro 2024 dhe Copa America.

Megjithatë, te City nga minuta e parë nuk mungojnë yjet si Erling Haaland dhe Ruben Dias, ndërsa te Unitedi startojnë Bruno Fernandez dhe Kobbie Maino.

Man City: Ederson; Lewis, Akanji, Dias, Gvardiol; Kovacic, O’Reilly; McAtee, Bobb, Doku; Haaland

Man Utd: Onana; Dalot, Maguire, Martinez, Evans; Casemiro, Mainno; Bruno Fernandes, Mount, Rashford; Amad;

/Telegrafi/