Telegrafi

Man City – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim për derbin e javës në Ligën Premier

Manchester City dhe Liverpooli do të ndeshen sot (e diel) në derbin e javës së 32-të në Ligën Premier, ndeshje e cila mund të thotë shumë rreth garës për titull kampioni.

Qytetarët janë nikoqir të Reds në super-ndeshjen e javës në futbollin anglez, pasi dy skuadrat janë në garë të ashpër për titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Vendi: Etihad Stadium

Koha: 17:30

Lajme rreth ekipeve

Man City

Mungesa e Ruben Dias është një goditje e madhe për Manchester Cityn, i cili është gjithashtu pa Cole Palmer për takimin e madh me Liverpoolin sot.

Kyle Walker humbi fitoren 1-0 ndaj Atletico Madridit teksa shërbeu ndeshjen e tretë dhe të fundit të një dënimi prej tre ndeshjesh në Ligën e Kampionëve dhe rikthimi i tij duhet të bëjë që Joao Cancelo të kthehet në krahun e majtë dhe Nathan Ake të largohet nga formacioni titullar.

Ilkay Gundogan është i vendosur të mbajë vendin e tij në mesfushë së bashku me Rodri dhe Kevin De Bruyne, por përballet me konkurrencën nga Bernardo Silva në mesfushën me tre lojtarë të Pep Guardiolës.

Silva gjithashtu mund të fillojë në vijën e sulmit, me yllin portugez, algjerianin Riyad Mahrez dhe anglezin Raheem Sterling që të gjithë luftojnë për t’u paraqitur me sulm së bashku me Phil Foden dhe Jack Grealish.

Liverpool

Jurgen Klopp ka lëvizur për të zbutur frikën se Fabinho mori një dëmtim të rëndë në kokë në fitoren 3-1 të Liverpoolit ndaj Benficas, duke këmbëngulur se braziliani pësoi vetëm një dëmtim të vogël në Lisbonë dhe braziliani duhet të jetë mirë që të startojë në Etihad Stadium.

Klopp mund të bëjë vetëm një ndryshim në skuadrën që filloi në Estadio Da Luz të martën mbrëma, me Joel Matip që kthehet si partner i Virgil van Dijk në zemër të mbrojtjes.

Kjo do të bënte që Naby Keita të fillonte së bashku me Fabinho dhe Thiago Alcantara në mes të fushës, megjithëse Jordan Henderson po shtyn të zëvendësojë të parin për një vend titullari.

Në sulm, Klopp ka shumë opsione, me Roberto Firmino dhe Diogo Jota që të dy u  shfaqen nga bankina me Benfican. Megjithatë, Klopp pritet të vazhdojë me Mohamed Salah dhe Luis Diaz, si partnerë të Sadio Mane në qendër të sulmit.

Fakte

Liverpooli ka fituar 10 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Liverpooli ka fituar si në pjesën e parë ashtu edhe në fund të ndeshjes në tetë nga 10 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Liverpooli ka mbajtur portën e paprekur në pesë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Man City ka fituar tetë nga nëntë ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Premier.

Man City ka mbajtur portën e paprekur në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Ka pasur nën tri gola të shënuar në katër ndeshjet e fundit të Liverpoolit në Ligën Premier.

Man City ka shënuar të paktën dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Premier.

Liverpooli ka shënuar të paktën dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Analizë

Pa dyshim ndeshja më e madhe e sezonit deri më tani. Lëkundjet e fundit të Manchester Cityt në ligë e kanë parë epërsinë e tyre në krye të kampionatit të mbyllur në vetëm një pikë. Në janar, dukej sikur City do të ikte dhe fitonte pa vështirësi titullin, por ata kanë humbur pikë kundër Southampton, Tottenham dhe Crystal Palace për të ngadalësuar ndjekjen e tyre për titullin e gjashtë në histori të Ligës Premier.

Në fillim të vitit, Liverpooli ishte 12 pikë larg Cityt. Megjithatë, Reds kanë qenë të jashtëzakonshëm në vitin 2022, duke marrë 31 pikë nga 33 në dispozicion, me vetëm një barazim 2-2 në Chelsea në janar, që njellos rekordin e këtij viti. Skuadra e Jurgen Klopp hyn në këtë lojë të madhe në një seri prej katër fitoresh radhazi në udhëtim, megjithatë ata nuk kanë fituar asnjë ndeshje në ligë në Etihad që nga fitorja 4-1 në vitin 2015.

Liderët e Ligës Premier përballen dy herë në hapësirën e një jave teksa takohen në Ëembley në Kupën FA gjatë Pashkëve, me Liverpoolin që kërkon të arrijë kurorën e katërfishtë që ka filluar me suksesin në Carabao Cup në shkurt.

Asnjëra skuadër nuk do të dëshirojë ta humbasë këtë. Jo më pak, tifozët mund të jenë dëshmitarë të një përplasje emocionuese mes këtyre dy peshave të rënda në Mançester.

Formacionet e mundshme

Man City: Ederson; Walker, Stones, Laporte, Cancelo; Gundogan, Rodri, De Bruyne; Sterling, Foden, Grealish; 

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Keita, Fabinho, Thiago; Salah, Mane, Diaz; 

Parashikimi: Man City 1-1 Liverpool

/Telegrafi/