Manchester City dhe Liverpooli dhe do të luajnë sot (e enjte) mes vete në derbin e vlefshëm për javën e 21-të të Ligës Premier.
Etihad do të jetë arena e cila do t’i pres dy skuadrat më të forta të këtij sezoni në kampionatin anglez.
Qytetarët janë nikoqir të Reds në ndeshjen derbi të javës së 21-të të Ligës Premier, e cila pritet të zhvillohet nga ora 21:00.
PEP 💬 Liverpool will punish for mistakes. They are so, so good.
I learn about my team in good moments and how we react in tough competitions, like against Hoffenheim after we went down after one minute. pic.twitter.com/MIlYdWc4ZW
— Manchester City (@ManCity) January 2, 2019
Vendasit e Pep Guardiolas synojnë fitoren në këtë ndeshje, pasi me tri pikë të marra do t’i ofrohen Liverpoolit në katër pikë.
Në anën tjetër, skuadra e Jurgen Klopp nuk di për humbje në 20 ndeshjet e këtij sezoni dhe synon ta vazhdojë serinë pozitive edhe në këtë derbi.
🔵🔵 M A T C H D A Y 🔴🔴
To the Etihad we go…#ThisMeansMore pic.twitter.com/dpHtHcYvoh
— Liverpool FC (@LFC) January 3, 2019
Të dy skuadrat kanë probleme me mungesa, por trajnerët pritet të vendosin për formacionet më të mira të mundshme.
Guardiola do të vazhdojë filozofinë e tij me 4-3-3, ku balotazhi i vetëm mendohet të jetë në krahun e majtë të mbrojtjes në mes të Danilos dhe Oleksandr Zinchenko.
Në anën tjetër, Klopp me shumë mundësi do ta konfirmoj formacionin 4-3-3, ku balotazhi i vetëm mendohet të jetë në mes të Fabinhos dhe Naby Keita, ndërsa Xherdan Shaqiri pritet ta nis ndeshje nga banka.
Formacioni i mundshëm i Man Cityt: Ederson; Walker, Stones, Laporte, Zinchenko (Danilo); Bernardo Silva, Fernandinho, D.Silva; Sterling, Aguero, Sane
Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Henderson, Fabinho (Keita); Mane, Firmino Salah. /Telegrafi/