Site icon Telegrafi

Man City i kthehet fitoreve, mposht Newcastlen falë het-trikut të Agueros (Video)

MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 20: Sergio Aguero of Manchester City celebrates scoring a penalty, his side's second goal with team mates during the Premier League match between Manchester City and Newcastle United at Etihad Stadium on January 20, 2018 in Manchester, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Manchester City ka fituar në shtëpi ndaj Newcastle Unitedit me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Ligës Premier.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola i është kthyer fitoreve në kampionatin anglez, pasi ka mposhtur Newcastlen pas humbjes së fundit nga Liverpooli.

Qytetarët arritën të marrin një fitore jo fortë të vështirë në shtëpi, pasi dominuan gjithë ndeshjen.

Aguero shënoi me kokë golin e parë (Getty Images)

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 34-të të ndeshjes, ku Sergio Aguero shënoi me kokë për 2-1 pas asistimit të Kevin de Bruyne dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, City ishin të parë që arritën të shënojnë dhe ishte përsëri Aguero që shënoi në minutën e 63-të për 2-0, por kësaj radhe nga pika e bardhë.

Argjentinasi i tregua i saktë nga pika e bardhë (Getty Images)

Në minutën e 67-të të ndeshjes mysafirët arritën të kthehen në lojë me anë të Jacob Murphy, i cili shënoi një gol të bukur me parabolë për 2-1.

Murphy shënoi një gol të bukur (Getty Images)

Deri në fund të ndeshjes, City arriti të shënoj edhe një herë, ku sulmuesi argjentinas, Aguero, shënoi në minutën e 83-të për 3-1 i asistuar nga Leroy Sane dhe kështu kompletoi het-trikun dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Festa e Agueros pas kompletimit të het-trikut (Getty Images)

Pas kësaj fitore, City bënë 62 pikë në pozitën e parë duke ngritur në 12 pikë diferencën me vendin e dytë, Unitedin, ndërsa Newcastle thellohet në pozitën e 15-të me vetëm 23 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Qytetarët e presin në shtëpi West Bromwich Albionin, teksa edhe Newcastle luan në shtëpi ndaj Burnley. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=fKh_X7s0ncU

Exit mobile version