Telegrafi

Man City me kontratë afatgjate për Pep Guardiola – por trajneri ende nuk ka vendosur

Manchester City thuhet se do të përpiqet të bëjë që trajneri Pep Guardiola të nënshkruajë një marrëveshje të re pavarësisht se spanjolli ka lënë të kuptohet për një largim jo shumë të largët.

Spanjollit i skadon kontrata në verën e vitit 2025 dhe ai vetë tha se është ” më afër largimit sesa qëndrimit” pasi udhëhoqi Man Cityn drejt titullit rekord të katërt radhazi në Ligën Premier.

Megjithatë, sipas Daily Mail, drejtuesit e klubit, Man City dëshiron ta lidhë 53-vjeçarin me një kontratë të re afatgjatë.

Që nga ardhja e Pep Guardiolas tetë vjet më parë, ai ka fituar 17 trofe të mëdhenj në klub, duke përfshirë Ligën e Kampionëve dhe gjashtë tituj të Ligës Premier.

Raporti shton se Man City nuk do të bëjë ‘asnjë presion’ ndaj ish-trajnerit të Barcelonës për të nënshkruar një kontratë të re dhe vendimi do të jetë i tij.

Kuptohet se ai e ka diskutuar këtë çështje me të paktën një lojtar kyç të Man Cityt gjatë darkës për të marrë mendimet dhe këshillat e tyre.

Lexo po ashtu Vincent Kompany synon t’i “rrëmbej” Guardiolës objektivin kryesor pasi të bëhet trajner i Bayernit

Skuadra e Man City e Guardiolës do të kërkojë ta mbyllë sezonin me një tjetër nivel të lartë kur të përballet me rivalët e Manchester United në finalen e FA Cup në Wembley të shtunën pasdite, në një përsëritje të ngjarjes spektakolare të vitit të kaluar. /Telegrafi/