Telegrafi

Man City konfirmon lëndimin e De Bruynes, mungon tre muaj  

Kevin De Bruyne (Getty Images)

Manchester City ka konfirmuar se mesfushori belg, Kevin de Bruyne do të mungojë tre muaj pas lëndimit të pësuar.

Mesfushori belg ka pësuar një lëndim serioz në gjurin e këmbës së djathtë gjatë stërvitjeve me klubin anglez.

Pas ekzaminime të vazhdueshme mjekësore, de Bruyne ka mësuar gjendjen e këmbës së tij.

Lexo po ashtu De Bruyne pëson lëndim serioz, mund të mungojë nga tre deri në gjashtë muaj

Është vet kampioni në fuqi i Ligës Premier që ka njoftuar se belgu do të mungojë tre muaj pas lëndimit të pësuar.

“Ne mund të konfirmojmë se De Bruyne ka pësuar një lëndim të ligamentit lateral (LCL) në gjurin e tij të djathtë”.

“Nuk kërkohet asnjë operacion, por mesfushori pritet të jetë jashtë për rreth tre muaj”, thuhet në njoftimin e Cityt.

Ndryshe, klubi anglez i ka uruar shërbim të shpejt yllit të skuadrës së tyre. /Telegrafi/