Telegrafi

Man City konfirmon lëndimin e Agueros në aksident rrugor  

Manchester City ka konfirmuar se sulmuesi i tyre Sergio Aguero do t’i nënshtrohet testeve pas lëndimit në një aksident rrugor.

Raportet e mediave evropiane u shfaqën në orët e hershme të mëngjesit të së premtes se Aguero kishte thyer brinjët e tij kur taksi i tij u përplas në një llambë.

Lëndimi i argjentinasit në brinjë tani do të vlerësohet nga mjekët e klubit anglez.

“Sergio Aguero do të vlerësohet nga mjekët e klubit, pasi u përfshi në një aksident rrugor të enjten”, thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të klubit.

“Sulmuesi i Cityt ishte në Holandë në ditën e tij të pushimit dhe ka pësuar lëndime”.

“Ai do të kthehet në Manchester këtë mëngjes dhe statusi i tij do të kontrollohet përpara ndeshjes së nesërme në Chelsea”, përfundon komunikata e Cityt.

Burimet e mediave në atdheun e tij sugjerojnë se 29-vjeçari do të mbetet jashtë fushave për dy muaj, duke nisur nga takimi ndaj Napolit në grupin e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/