Telegrafi

Man City kalon në epërsi ndaj Interit në finalen e Ligës së Kampionëve

Është shënuar goli i parë i finales së Ligës së Kampionëve që po zhvillohet në mes të Manchester Cityt dhe Interit.

Derisa pjesa e parë përfundoi pa gola, 45 minutat e dytë nisën me një intensitet edhe më të lartë.

Ishte minuta e 68-të e takimit kur Rodri përfitoi nga një tollovi në zonë, për të kaluar Manchester Cityn në epërsi.

Citizens janë afër tani që të fitojnë trofeun e parë të garës më të madhe për klube në Evropë, ndërsa do të jetë edhe tripleta e parë në histori për ta, pasi kanë fituar tashmë Ligën Premier dhe FA Cup-n. /Telegrafi/