Telegrafi

Man City informon Raiolan se është gati ta paguajë klauzolën e Haalandit

Manchester City ua ka bërë të qartë përfaqësuesve të Erling Haaland se po planifikojnë të përmbushin klauzolën e tij të blerjes në fund të sezonit.

Haaland është në sezonin e tij të dytë me Borussia Dortmund, me kontratën e tij që thuhet se mban një klauzolë blerjeje prej 75 milionë euro, e cila hyn në fuqi verën e ardhshme.

Sipas gazetës gjermane BILD, City po mban kontakte me përfaqësuesit e Haalandit, agjentin Mino Raiola dhe babain Alf-Inge.

Lexo po ashtu “Haaland do të lëvizë këtë verë”, Mino Raiola zbulon katër klubet ku norvegjezi mund të transferohet

Ky medium shton se klubi anglez ua ka bërë të qartë atyre se do të përmbushin klauzolën e blerjes së sulmuesit në fund të sezonit.

Gjithashtu sugjerohet se në vend që të luftojë për të mbajtur yllin norvegjez, Dortmundi tashmë po planifikon të investojë paratë e mbledhura nga shitja e tij për të blerë një zëvendësues.

Lexo po ashtu Drejtori sportiv i Dortmundit lë të kuptohet se Haaland do të largohet në verë

Ndihma e Cityt në negociata është se babai i sulmuesit, Alf-Inge Haaland, është një ish-lojtar i klubit nga Etihad.

Norvegjezi gjithashtu është lidhur edhe me klube tjera si Real Madridi, Barcelona dhe Bayern Munich. /Telegrafi/