Manchester City ua ka bërë të qartë përfaqësuesve të Erling Haaland se po planifikojnë të përmbushin klauzolën e tij të blerjes në fund të sezonit.
Haaland është në sezonin e tij të dytë me Borussia Dortmund, me kontratën e tij që thuhet se mban një klauzolë blerjeje prej 75 milionë euro, e cila hyn në fuqi verën e ardhshme.
Sipas gazetës gjermane BILD, City po mban kontakte me përfaqësuesit e Haalandit, agjentin Mino Raiola dhe babain Alf-Inge.
Ky medium shton se klubi anglez ua ka bërë të qartë atyre se do të përmbushin klauzolën e blerjes së sulmuesit në fund të sezonit.
Gjithashtu sugjerohet se në vend që të luftojë për të mbajtur yllin norvegjez, Dortmundi tashmë po planifikon të investojë paratë e mbledhura nga shitja e tij për të blerë një zëvendësues.
Ndihma e Cityt në negociata është se babai i sulmuesit, Alf-Inge Haaland, është një ish-lojtar i klubit nga Etihad.
Norvegjezi gjithashtu është lidhur edhe me klube tjera si Real Madridi, Barcelona dhe Bayern Munich. /Telegrafi/