Manchester City janë të gatshëm të nënshkruajnë me një lojtar për ta zëvendësuar Rodrin në janar.
Fituesi i Topit të Artë pritet që të humbasë pjesën e mbetur të sezonit 2024/2025 dhe City tashmë ka filluar të konsiderojë disa alternativa para hapjes së afatit kalimtar të janarit.
Mbetet të shihet nëse ata do të vendosin për një zëvendësues të përkohshëm për spanjollin apo do të jetë një zëvendësim afatgjatë pas interesimit të Real Madridit.
Rodri ka qenë i lënduar që nga barazimi me rezultat 2-2 ndaj Arsenalit në shtator, aty ku këputi ligamentin ACL dhe si rezultat, forma e Cityt ka rënë dukshëm.
Ata kanë humbur tri ndeshjet e tyre të fundit zyrtare ndaj Tottenhamit, Bournemouth dhe Sportin Lisbonës, por edhe në fitoret e tyre ata nuk patën paraqitje bindëse.
Për këtë arsye, City po konsideron mundësinë e transferimit të mesfushorit brazilian Ederson, i cili ka karakteristika pothuajse të ngjashme me Rodrin.
Ederson momentalisht luan për Atalantan në Itali, por përveç tij kandidatë janë edhe disa emra si Martin Zubimendi (Real Sociedad) dhe Samuele Ricci (Torino).
Në rast se ata vendosin të nënshkruajnë me dikë në janar, atëherë kjo do të ishte një ndryshim i strategjisë së tyre, pasi zakonisht gjiganti anglez transferimet i bën vetëm gjatë verës./Telegrafi/