Telegrafi

Man City me humbje të mëdha parash në rast largimi nga Liga e Kampionëve

Largimi potencial i Manchester Cityt për një vit nga Liga e Kampionëve mund t’i kushtojë klubit anglez me një shumë të madhe parash.

Të hënën u raportua nga New York Times se një panel hetues është gati t’i sugjerojë UEFA-s se shkeljet e supozuara të Cityt mbi rregullat financiare justifikojnë një ndalim njëvjeçar nga Liga e Kampionëve.

Hetimi ka të bëjë me pretendimet se klubin anglez po e mashtron trupin drejtues të futbollit evropian mbi koston e disa marrëveshjeve të sponsorizimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lexo po ashtu Festoi titullin kampion në Ligën Premier, por Man City pritet të përjashtohet nga Liga e Kampionëve

Nëse një ndëshkim vendoset përfundimisht, City do të kishte të drejtë të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS) në Zvicër – gjë që e bën shumë të vështirë që ekuilibri të ndodhë në kohë për sezonin e ardhshëm nëse kampionët e Ligës Premier gjinden fajtor.

 

Largimi nga Liga e Kampionëve do t’i shkaktonte humbje të mëdha Man Cityt (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, në qoftë se rezultati i hetimit është i vërtetë, City nuk është në gjendje të luajë në Ligën e Kampionëve për një sezon, atëherë do të humbasë një shumë të madhe parash të fituara nga shpërblimet dhe sponsorët.

Shifra maksimale që City do të humbiste në rast largimi nga Liga e Kampionëve është 86.95 milionë, ku 15.25 milionë jepen për klubet që konkurrojnë në fazat e grupit, 2.7 milionë shpërndahen për çdo fitore si dhe 900 mijë për barazim e shumë miliona tjerë me kalimin e grupeve dhe fazave tjera.

Lexo po ashtu Manchester City me komunikatë zyrtare pas spekulimeve se mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve

City gjithashtu do të humbiste edhe 46.95 milionë euro milionë euro nga drejtat televizive, ku totali i humbjeve do të shkonte rreth 134 milionë euro.

Edhe pse anglezët do të vazhdojnë të jenë financiarisht të qëndrueshëm përmes burimeve të ndryshme të të ardhurave, ndalesa nga UEFA do të ishte një goditje e madhe për klubin. /Telegrafi/