Kyle Walker është duke i kaluar muajt e tij të fundit si futbollist i gjigantit anglez Manchester City.
Përkundër se ka kontratë me Cityn deri në vitin 2026, Walker ka oferta të shumta nga klubet arabe që janë të gatshme t’i ofrojnë paga të ‘çmendura’.
Largimi i tij në verën e vitit 2025 nga City duket punë e kryer, derisa kampionët aktual të Anglisë kanë gjetur tanimë zëvendësuesin e tij.
Pep Guardiola pritet ta rikthejë në Etihad Stadium një ish-lojtar të Cityt, Pedro Porron i cili po shkëlqen me Tottenham Hotspurs.
25-vjeçari iu bashkua Cityt në vitin 2019 nga Girona për 12 milionë euro, megjithatë ai kaloi si i huazuar te Valladolid e Sporting pasi nuk kishte besimin e Pep Guardiolas.
Tani spanjolli po shkëlqen me Tottenham Hotspurs dhe është në listën e dëshirave të Machester Cityt për ta zëvendësuar Kyle Walker.
Por për të arritur deri te mbrojtësi i djathtë, City duhet ta mposht konkurrencën e Real Madridit, derisa Spurs e vlerësojnë yllin e saj rreth 70 milionë euro. /Telegrafi/