Telegrafi

Man City gjen zëvendësuesin e Gundogan

Manchester City po planifikon të bëjë një lëvizje për yllin e Brighton, Alexis Mac Allister.

Citizens janë të vendosur të vazhdojnë dominimin e tyre në futbollin anglez edhe në sezonet e ardhshme.

Pasi fitoi tre tituj radhazi në Ligën Premier, City tani po kërkon të forcojë skuadrën e trajnerit Pep Guardiola.

Lexo po ashtu Arsenali synon të fitojë garën për transferimin e Gundoganit

Sipas The Mirror, ata po vlerësojnë Mac Allister si zëvendësues të Ilkay Gundogan.

Gjermani mund të largohet në Barcelonë si transferim i lirë, pasi katalanasit i kanë ofruar një kontratë dyvjeçare.

Mac Allister kërkohet edhe nga Liverpool, Manchester United dhe skuadra të tjera të mëdha. /Telegrafi/