Site icon Telegrafi

Man City i gatshëm të ofrojë dy futbollistë për të ulur çmimin e Florian Wirtz

Florian Wirtz vazhdon të jetë një nga futbollistët më të kërkuar nga top klubet evropiane.

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City e ka bërë prioritet transferimin e Wirtz, por ai kërkohet edhe nga Real Madrid, PSG e Bayern Munich.

Citizens janë të vetëdijshëm se çmimi i Wirtz prej 150 milionë është i lartë dhe janë të gatshëm të ofrojnë dy futbollistë për ta ulur çmimin e tij.

Lexo po ashtu Wirtz pritet të thyej rekordin e transferimeve në tregun gjerman, tre gjigantët evropianë pas tij

Pep Guardiola e do me çdo kusht transferimin e gjermanit dhe për këtë është i gatshëm të ofrojë futbollistët e talentuar si Oscar Bobb dhe James McAtee për të ulur kërkesat e Leverkusenit.

Me dy lojtarët e rinj, Leverkusen do të mund të ishte i kënaqur, por gjithashtu ata do të synonin edhe një shumë të konsiderueshme të parave.

Lexo po ashtu Pep Guardiola ia bënë të qartë drejtuesve të Cityt se cilin futbollist duhet ta transferojnë

Wirtz po vazhdon me formën e shkëlqyer, ku këtë edicion në 23 ndeshje ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version